Sezoni 2022/2023 mund të jetë i fundit për Eden Hazardin te Real Madridi.
Sulmuesi belg nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë te skuadra spanjolle. Ai është përballur edhe me lëndime.
Hazardi mund të rikthehet te Chelsea. Por, për të interesim ka shfaqur edhe Newcastle Unitedi, raporton “Fichajes”. Raportohet se Reali është i vendosur që ta lejojë largimin e 31-vjeçari.
115 milionë euro i ka kushtuar Real Madridit Eden Hazardi, i cili në verën e vitit 2019 u transferua te klubi spanjoll nga Chelsea.
Vetëm 7 gola në 72 ndeshje në të gjitha garat i ka shënuar belgu për skuadrën spanjolle.
Kontrata me Realin i skadon në verën e vitit 2024.