Mesfushori Eden Hazard do të jetë futbollist i lirë në afatin kalimtar të janarit. “AS” ka raportuar të hënën se krerët e Real Madridit, do t’ia shkëpusin kontratën belgut, i cili nuk bindi me paraqitjet e tij as në Kampionatin Botëror.
Hazard ishte kapiten i Belgjikës, e cila u eliminua në fazën e grupeve të turneut të Katarit. Te Reali tashmë janë bërë gati për të negociuar me Hazardin për shkëputjen e kontratës, i cili gjatë kësaj jave pritet t’i bashkohet klubit madrilen në përgatitje.
Ai ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2024, por nuk ka treguar vlerat e tij prejse u transferua në “Stamford Bridge” nga Chelsea në vitin 2019. Reali pati paguar 150 milionë euro për transferimin e belgut.