Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hazard kërkon largimin nga Real Madridi

Mesfushori Eden Hazard përfundimisht do të largohet nga skuadra e Real Madridit.

Gazeta “Marca” ka shkruar të hënën se Hazard ka njoftuar krerët e klubit se dëshiron të largohet gjatë këtij muaji, pasi nuk është i kënaqur me hapësirën e tij që ka pasur këtë sezon. Mësohet se te Reali tashmë po presin ofertat për belgun, i cili prej transferimit në Madrid ka pasur telashe më lëndimet. Këtë edicion, Hazard ka 16 ndeshje dhe dy asistime në të gjitha garat. Ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Carlo Ancelotti, i cili nuk e aktivizoi fare në turneun e Superkupës së Spanjës.

Hazard ka kontratë me Realin deri në vitin 2024. 31-vjeçari u pat transferuar te Reali në vitin 2019 nga Chelsea për 150 milionë euro.