Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali interesohet për Hazardin

Skuadra e Arsenalit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit belg Eden Hazard, i cili pritet të largohet nga Real Madridi këtë verë. Bëhet e ditur se londinezët pritet së shpejti t’i nisin bisedimet me krerët e Realit, të cilët janë të hapur për të dëgjuar ofertat për Hazardin.

Belgu nuk ka bindur me paraqitjet e tij te Reali prejse iu bashkua nga Chelsea për shkak të lëndimeve të shpeshta dhe të klubi madrilen nuk llogaritin në shërbimet e tij. 31-vjeçari ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2024 kurse këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në 22 ndeshje në të gjitha garat.

Krahas Arsenalit, interesim për Hazardin ka shfaqur edhe ekipi tjetër nga Premier League, Newcastle Unitedi.