Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali favorit për Hazardin

 Arsenali favorit për Hazardin

Ekipi i Arsenalit po konsiderohet favorit për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Eden Hazard.

“Foot Mercato” ka bërë të ditur se Arsenali është në negociata me Real Madridin për huazimin e belgut.

Mësohet se Arsenali po e kërkon huazimin njëvjeçar të Hazardit me detyrim të blerjes në vitin e ardhshëm.

Hazard është i gatshëm të rikthehet në Premier League dhe është joshur nga oferta e ekipit nga Londra.

Hazard 31-vjeçar ka kontratë me Realin deri në vitin 2024 dhe kohët e fundit ka pasur probleme me lëndimet. Në 27 ndeshje të luajtura këtë edicion, Hazard ka një gol e dy asistime.