Trajneri Gennaro Gattuso ka ndarë rrugët me Valencian. Klubi elitar i Spanjës ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme kanë shkëputur kontratën me trajnerin italian.
Gattuso u emërua në qershor të vitit të kaluar te klubi i La Ligas. Por, ai është larguar duke e lënë klubin e Valencias në pozitën e 14-të me 20 pikë.
Klubi spanjoll ka njoftuar se të martën ekipin në stërvitje do ta drejto Vero Gonzalez.
Artikuj të ngjashëm