Trajneri italian, Gennaro Gattuso, ka marrë drejtimin e skuadrës së Valencias. Gattuso është zyrtarizuar te Valencia të enjten dhe me ekipin nga La Liga ka firmosur kontratë deri në vitin 2024, thuhet në njoftim.
Gattuso në postin e trajnerit te Valencia ka zëvendësuar Jose Bordalasin, të larguar ditë më parë. “Valencia ka arritur marrëveshje me Gennaro Gattuson, i cili do të jetë trajner i ekipit të parë për dy sezonet e ardhshme”, thuhet në njoftim.
44-vjeçari ka qenë pa klub prej vitit të kaluar, kur u largua nga Napoli, kurse ka punuar edhe te Milani, Pisa, OFI, Palermo e Sioni.
Artikuj të ngjashëm