Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gattuso mund ta marrë drejtimin e ekipit nga La Liga

Gennaro Gattuso

Valencia është shumë afër që ta emërojë Gennaro Gattuson si trajner të ri të skuadrës, ka raportuar të mërkurën “Marca”.

Italiani aktualisht është takuar në Singapor me Peter Limin dhe shihet si zëvendësues potencial i Jose Bordalasit.

Bordalasi largohet nga skuadra pas një edicioni, ndërsa skuadra e La Ligas do t’i paguajë atij 700 mijë euro kompensim për shkëputjen e kontratës dyvjeçare, të cilën e kishte.

Edhe Gattuso pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare, me mundësinë e vazhdimit edhe për një edicion tjetër.

Gattuso ka udhëhequr skuadra si: Sioni, Palermo, Creta, Pisa, Milan Primavera, Milan dhe Napoli.