Ish-futbollisti i Valencias, Ruben Baraja ka marrë drejtimin e klubit spanjoll duke e zëvendësuar në postin e trajnerit Gennaro Gattuson e larguar. Baraja është zyrtarizuar të martën në krye të Valencias, ndërsa misioni i tij do të jetë ta shpëtojë klubin nga rënia.
Para se ta marrë drejtimin e Valencias, Baraja ka punuar si trajner nëpër ekipet e kategorisë së dytë të Spanjës.
Baraja ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit me opsionin e vazhdimit edhe për një vit. Krahas Barajas, edhe një tjetër ish-lojtar i Valencias është përfshirë në shtabin teknik. Bëhet fjalë për Carlos Marchenan, që do të jetë ndihmës i Barajas.
Valencia është në krizë të rezultateve, pasi në 13 ndeshjet e fundit ka shënuar vetëm një fitore në La Liga. Aktualisht, Valencia zë vendin e 19 në tabelë.