Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri Baraja rinovon kontratën me Valencian

Trajneri Ruben Baraja ka rinovuar kontratën me Valencian, pasi e ndihmoi klubin t'i shpëtojë rënies nga La Liga.

Valencia ka njoftuar të enjten rinovimin me Barajan, i cili do të jetë në krye të skuadrës deri në verën e vitit 2025.

Baraja mori drejtimin e Valencias në shkurt të këtij viti kur ekipi ishte në pozitën e 18-të në tabelë dhe pati një seri të mirë rezultatesh.

Kjo seri rezultatesh, bëri që Valencia ta mbyll edicionin 2022/23 në pozitën e 16-të dhe të jetë pjesë e elitës së futbollit spanjoll edhe për edicionin e ardhshëm. Baraja si lojtar aktiv ka luajtur për Valencian për një dekadë (2000-2010), duke regjistruar 364 paraqitje në të gjitha garat.