Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xavi me kontratë të re te Barcelona

Trajneri Xavi Hernandez do të jetë në krye të Barcelonës edhe për edicionin e ardhshëm. Ai ka firmosur kontratë të re me klubin, e cila pritet të bëhet zyrtare javën e ardhshme. Marrëveshjen e ka konfirmuar vet Xavi të premten, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Celta Vigon.

Xavi ka thënë se është i lumtur me kontratën e re, e cila do ta mbajë në krye të ekipit deri në verën e vitit 2025. 43-vjeçari ka pranuar se aspak nuk ka hezituar për ta pranuar ofertën e klubit, ndonëse nuk ka dashur t’i zbulojë detajet e kontratës.

Xavi mori drejtimin e Barcelonës në nëntor të vitit 2021, ndërsa edicionin e shkuar udhëhoqi ekipin drejt dy trofeve, titullit të kampionit dhe Superkupës së Spanjës.

Artikuj të ngjashëm