Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xavi me kontratë të re te Barça

Xavi

Trajneri Xavi Hernandez pritet së shpejti të firmosë kontratë të re me Barcelonan, ka njoftuar “Mundo Deportivo” të mërkurën. Bëhet e ditur se klubi tashmë i ka bërë ofertë Xavit, të cilit ia ka ofruar kontratën e re për ta mbajtur në krye të ekipit deri në verën e vitit 2026.

Negociatat mes palëve po shkojnë mirë dhe marrëveshja mund të bëhet zyrtare në përfundim të këtij sezoni. Kontrata aktuale i skadon Xavit vitin tjetër, por në klub janë të kënaqur me punën e tij dhe duan ta mbajnë edhe më gjatë në “Camp Nou”.

Xavi është trajner i Barcelonës prej nëntorit të vitit 2021, ndërsa këtë edicion po e udhëheq ekipin drejt titullit të kampionit në La Liga. Ky do të jetë titulli i parë i Barcelonas që nga viti 2019. Po ashtu, nën drejtimin e Xavit, Barça e ka fituar edhe Superkupën e Spanjës këtë sezon.