Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Garë e fortë për Edersonin e Atalantas

Ederson

Manchester Unitedi, Liverpooli, Arsenali, Newcastle dhe Tottenhami janë në garë për transferimin e mesfushorit të Atalantas, Ederson. Kështu ka raportuar gazeta italiane “Gazzetta dello Sport” të mërkurën. Në Itali, interesim për Edersonin ka shprehur edhe Juventusi.

24-vjeçari ka treguar paraqitje të mira me Atalantan në Serie A.

Braziliani pjesë e Atalantas është prej verës së vitit 2022, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Për ekipin italian ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar një herë në 30 ndeshje në të gjitha garat.