Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbollistet e Kosovës mposhtin edhe Bullgarinë

Futbollistet e Kosovës kanë regjistruar edhe fitoren e tretë në po aq ndeshje të luajtura në turneun në Alanya të Turqisë.

Të martën, Kosova ka triumfuar ndaj Bullgarisë me rezultatin e ngushtë 2:1. Të dy golat për Kosovën, u shënuan në pjesën e parë, ndërsa realizatore ishin Erëleta Memeti (10’) dhe Valentina Metaj (40’).

Kjo është fitorja e tretë për “Dardanet”, të cilat më herët triumfuan edhe ndaj Estonisë (2:1) dhe Hong Kongut (7:0).

Me tri fitore, Kosova është renditur e para në grup në turneun miqësor që po mbahet në Turqi.