Pas humbjes nga Gjeorgjia në Tbilisi javën e kaluar me rezultatin 3:1, Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka shënuar fitore ndaj Bullgarisë me rezultatin 6:2. Ndeshjen e dytë kualifikuese për Evropianin e vitit 2026, “Dardanët” e zhvilluan të martën në Prishtinë. Ndeshja i takoi Grupit 10.
Golat për Kosovën i shënuan Ramadan Alaj, Ylli Mazreku, Shefki Kameri, Drilon Maxharraj, Malush Qerimi dhe Fitim Krasniqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshjet tjera, Kosova e udhëhequr nga përzgjedhësi Agon Ramadani, i luan në janar, shkurt e prill të vitit të ardhshëm. Ndaj Francës luan më 31 janar në Prishtinë dhe në udhëtim më 4 shkurt. Më 11 prill e pret Gjeorgjinë, derisa kualifikimet i mbyll më 16 prill në udhëtim kundër Bullgarisë.
Fituesit e dhjetë grupeve të fazës kualifikuese “Main Round”, kualifikohen në Evropian, ndërsa tetë skuadrat më të mira të vendit të dytë luajnë në plejof.