Futbollistet e përfaqësueses së Kosovës i kanë fituar dy ndeshjet në kuadër të turneut ndërkombëtar që u zhvillua në Sofje të Bullgarisë.
Të hënën në finale të turneut, Kosova fitoi 1:0 ndaj Bullgarisë. Goli u shënua në minutën e 16-të.
Pas një kundërsulmi, ishte Erëleta Memeti që shënoi gol të bukur. Ajo ishte më e shpejtë se shumë lojtare të Bullgarisë dhe goditi saktë nga zona. Kosova ka pasur raste tjera gjatë ndeshjes, por gola më nuk u shënuan. Katër ditë më parë, Kosova fitoi 1:0 ndaj Letonisë. Kosova këtë vit ka vetëm fitore. Tri fitore i kishte arritur në muajin shkurt, në një turne tjetër në Alanya të Turqisë. Në Turqi, Kosova kishte fituar ndaj Estonisë, Hong Kongut dhe ndaj Bullgarisë.
-
Futbollistet e Kosovës mposhtin edhe Bullgarinë
-
Kosova me fitore dramatike ndaj Bullgarisë
-
Gol nga “korneri”, Memeti po e udhëheqë Kosovën në momentin më të mirë
-
Kosova vazhdon dominimin ndaj Bullgarisë, i afrohet vendit të parë në grup
-
Kosova luan me përfaqësuesen që e mposhti në pesë prej gjashtë ndeshjeve