Në nivel klubesh luan në Bundesligë, për Eintracht Frankfurtin. Te Kosova është kapitene dhe lidere për kohë të gjatë.
Sulmuesja Erëleta Memeti vazhdon ta udhëheqë përfaqësuesen e Kosovës në futboll që po e kalon një prej momenteve më të mira.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë martën në Sofje, 26-vjeçarja realizoi gol që nuk shihet shpesh, me goditje direkt nga këndi.
Kosova fitoi 3:1 ndaj Bullgarisë për të mbetur në vendin e parë në grupin kualifikues për Botëror.
Botërori ende është larg por Kosovën, por shpresë jep ngritja e vazhdueshme.
“Albulena Fejza e bllokoi shumë mirë portieren, që nuk mundi ta kapte topin si duhet. Unë kam dashur ta dërgojë topin te porta, me këmbën e djathtë kam mundur ta bëjë këtë. Gjithmonë ekziston mundësia që topi të kaloi disi dhe të përfundoi në rrjetë edhe me goditje nga korneri. Këtë herë funksionoi dhe kjo më bën të lumtur”, ka thënë Memeti për KOHËN.
Ajo tashmë i ka pesë gola ndaj Bullgarisë. Kosova ndërkohë ka gjashtë fitore e një barazim me bullgaret. Menjëherë të shtunën në Prishtinë është ndeshja e radhës me këtë përfaqësuese.
Në mars, Kosova fitoi 6:0 ndaj Gjibraltarit, që është autsajder i grupit dhe më pas 1:0 në udhëtim ndaj Kroacisë. Kroacia ishte favorite e grupit, por të martën fitoi me shumë mund, vetëm 1:0, ndaj Gjibraltarit.
Kosova tani është në pozitë të mirë për ta fituar grupin, që do t’ia siguronte plejofin për kualifikim në Botëror dhe kalimin në Ligën B për kampanjën e ardhshme. Aktualisht është në Ligën C, që është niveli i tretë.
Te futbollistet, kualifikimet janë të organizuara në liga, përkatësisht nivele, njëjtë si në Ligën e Kombeve.
“Kanë qenë ditë të gjata me stërvitje deri te ndeshja e parë. Kampet tani zgjasin më shumë. Dhe mezi kemi pritur të luajmë. Ndoshta në Sofje nuk kemi treguar futbollin më të bukur, por gjëja më e rëndësishme është gjithmonë rezultati. Dhe mund të jemi të kënaqur. Janë pak ditë deri te ndeshja e ardhshme dhe kjo është mirë kur në mendje e ke përmirësimin e vazhdueshëm. Një ndeshje e shpejtë shërben për t’u rritur më shumë. Natyrisht, ndeshja e dytë e një grumbullimi është gjithnjë më e lodhshme. Por vajzat janë në gjendje të mirë dhe të gatshme për të dhënë maksimumin e tyre”, ka shtuar Memeti.
Kosova ishte më parë në nivelin B. Por i kishte humbur të gjitha gjashtë ndeshjet në grup me Uellsin, Ukrainën dhe Kroacinë. Tani ka mposhtur Kroacinë dhe kjo ndoshta është shenjë e rritjes. Por kapitenia mbetet me këmbë në tokë.
“E vërtetë që momentalisht po ec mirë. Por ne kemi fituar edhe më herët me Bullgarinë. Gjibraltari nuk është kundërshtar i fortë. Fitorja ndaj Kroacisë ka dëshmuar që ekipi është zhvilluar. Qëllimi është që t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Dhe për të arritur këtë nuk guxojmë që në asnjë moment të paraqitemi pa dhënë 100 për qind. Ekipi është në drejtim të mirë. Të gjitha lojtaret po punojnë edhe individualisht që të rrisin nivelin. Kjo ka shumë rëndësi”, ka theksuar Erëleta Memeti.
Fitorja e Kosovës ndaj Bullgarisë vetëm ka vazhduar momentin e mirë të futbollit kosovar. Ka një lloj entuziazmi që solli përfaqësuesja A e futbollistëve dhe që po vazhdon edhe me ekipet e tjera përfaqësuese.