Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbollistë nga Bayerni e Porto te Kosova U19

Përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, ka shpallur të enjten mbrëma listën e futbollistëve në të cilët llogarit për tri ndeshjet e raundit kualifikues për Euro 2022. Kosova U19 është pjesë e grupit të dhjetë, ndeshjet e të cilit luhen në Sanderfjord të Norvegjisë.

Kosova ndeshjen e parë e ka me Norvegjinë më 6 tetor. Tri ditë më vonë të rinjtë e Kosovës luajnë me Gjeorgjinë, ndërsa më 12 tetor takohen me Uellsin. Dy të parët e grupit avancojnë në raundin elit.

Te Kosova U19 ka lojtarë të klubeve evropiane, përkatësisht akademive të tyre. Por ka edhe shumë lojtarë të klubeve të vendit. Laurence Shala (West Ham), Rigon Spahiu (Heidenheim), Diar Halili (Porto), Ardi Morina (Zuerich), Adhurim Mjekiqi (Sarpsborg), Dion Ajvazi (Hertha) Bleron Ademi (St. Pauli), Art Smakaj (Lokomotiva Sagreb), Behar Neziri (Bayern), Eduart Ibrahimi (Arminia Bielefed), janë në listën e Krasniqit, ka njoftuar FFK-ja.

Pjesë e ekipit në Norvegji do të jenë edhe Arnis Ajeti i 2 Korrikut, Leonard Shala i Ballkanit, Aulon Shabani i Llapit, Dienit Isufi i Dritës. Florent Hyseni e Fatjon Bunjaku të Trepçës, Andi Namoni i Prishtinës, Erlis Xhemajli i Gjilanit, Valton Ibrahimi i Besës dhe Egzon Fazliu i Drenicës.

Artikuj të ngjashëm