Përzgjedhësi i grupmoshës U19 të Kosovës, Adil Maliqi, ka publikuar të premten listën e futbollistëve që janë ftuar për ndeshjet kualifikuese të Evropianit të vitit të ardhshëm, e që i është besuar për organizim FFK-së.
Kosova në Grupin 10 do të luajë përballë Spanjës, Austrisë dhe Ishujve Faroe.
Në listë janë 20 futbollistë, ndërsa në listën e zgjeruar janë nëntë të tjerë.
Në mesin e 20 futbollistëve janë Andi Demiri që luan te U23 të Lillet dhe në U19 në UEFA Youth League, Leart Hoti është pjesë e Eintracht Frankfurtit, kurse Deli Hajdini luan te të rinjtë e Stuttgartit. Leon Parduzi është emri tjetër i ri që aktivizohet te Karlsruher SC. Ai ka debutuar edhe me ekipin e parë në Bundesliga 2.
Nga Serie B në Itali është ftuar Indrit Mavraj, që është pjesë e Barit.
Kosova U19 më 13 nëntor luan ndaj Austrisë, më 16 nëntor ndaj Spanjës dhe më 19 nëntor ndaj Ishujve Faroe.
Edhe
Optimizëm te Kosova U19 për ndeshjet kualifikuese për “Euro 2025”
Ndeshjet ndaj Austrisë e Spanjës luhen nga ora 15:00, ndërsa ndaj Ishujve Faroe, ballafaqimi nis në orën 12:00.
Të gjitha ndeshjet e këtij grupi, Kosova U19 i luan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
