Janë mësuar çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës në futboll pas tërheqjes së shortit të martën në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës. Dueli më interesant i kësaj faze, që do të luhet me dy ndeshje, është ai ndërmjet Llapit dhe Gjilanit.
Faza gjysmëfinale e Kupës së Kosovës, do të luhet muajin tjetër. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Podujevë më 5 prill, ndërsa ajo e kthimit më datën 19 prill javë në Gjilan. Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, do të përballen Vushtrria me Prishtinën.
Ndeshjen e parë, Vushtrria e luan në shtëpi, ndërsa të kthimit në udhëtim. Vushtrria është ekipi i vetëm që ka arritur të futet në mesin e katër skuadrave më të mira të Kupës së Kosovës që nuk është nga Superliga. Vushtrria bën gara në Ligën e Parë, ndërsa Llapi është fitues në fuqi i kësaj gare.
Në fakt, Llapi e ka fituar këtë trofe në dy sezonet e fundit.