Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Formacionet zyrtare Tottenham – Milan

Vetëm një zëvendësim është bërë nga skuadra e drejtuar nga Antonio Conte prej humbjes nga Wolverhamptoni të shtunën.

Pedro Porro është zëvendësuar nga Emerson Royal. Formacioni i Tottenhamit: Forster, Romero, Lenglet, Davies, Royal, Hojbjerg, Skipp, Perisic, Kulusevski, Kane, Son. Ndërkohë, mbrojtësi Fikayo Tomori dhe sulmuesi Olivier Giroud, janë kthyer sërish në Londër dhe që të dy janë titullar te skuadra e Milanit.

Brahim Diaz, futbollisti që shënoi golin e fitores 1:0 në ndeshjen e parë, po ashtu do të luajë nga fillimi. Formacioni i Milanit: Maignan, Thiaw, Tomori, Kalulu, Hernandez, Messias, Krunic, Tonali, Diaz, Giroud, Leao.

Artikuj të ngjashëm