Milani ka vazhduar me rezultate pozitive në fillim të sezonit të ri në Serie A. Skuadra e Stefano Piolit ka mposhtur thellë Torinon në San Siro të shtunën në mbrëmje.
Kuqezinjtë fituan 4:1.
Olivier Giroud realizoi dy gola ndërsa nga një e shtuan Christian Pulisic dhe Theo Hernandez.
Te Torino golin e vetëm e shënoi Perr Schuurs.
Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u paraqit për 90 minuta te Torino.
Në dy ndeshje, Milani ka 6 pikë me goldiferencë 6:1. Torino ngel në një pikë.