Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani fiton pas shtatë ndeshjeve

Milani ka fituar pas shtatë ndeshjeve në të gjitha garat, dhe për herë të parë në Serie A pas pesë ndeshjeve.

“Rossonerët” që kishin dy barazime e tri disfata rresht në elitën e futbollit italian, të premten mbrëma fituan përballë Torinos së Mërgim Vojvodës me një gol të shënuar nga Olivier Giroud.

Giroud realizoi në minutën e 62-të të ndeshjes.

Vojvoda u inkuadrua në minutën e 58-të.

Kampioni në fuqi i Italisë, Milani, tani ka 41 pikë dhe ngjitet në pozitën e tretë.

Lider është Napoli me 15 pikë më shumë, 56 gjithsej.

Torino mbetet në vendin e shtatë me 30 pikë.

Edhe Milani u kthehet fitoreve Futboll 4 muaj më parë Milani u kthehet fitoreve

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 22-të.

Ishte e veçantë për “rossonerët” që zhvilluan ndeshjen e 3000 në elitën e futbollit të Italisë.

Këtë shifër të ndeshjeve në Serie A më parë e kanë arritur Interi, Roma dhe Juventusi.