Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Formacionet e ndeshjes Prishtina – Bodo/Glimt

Në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kampionia e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës kundër norvegjezëve të Bodo/Glimtit.

Për këtë duel, trajneri Zekirija Ramadani ka vendosur të startojë me renditjen 4-3-3.

Haxho do të jetë në portë. Vija e mbrojtjes do të përbëhet nga Mici, Bekteshi, Vangjeli dhe Krasniqi. Në mesfushë, i transferuari nga Teuta e Durrësit, Avdyli, bashkë me Krasniqin dhe kapitenin Boshnjaku, ndërsa treshja e sulmit do të përbëhet nga Kryeziu, Mankenda dhe në qendër, Otto John.

Me 4-3-3 do të luajë edhe trajneri Kjetil Knutsen. Haikin në potë, Bjorkan, Lode, Moe, Sampsted në mbrojtje, Saltnes, Berg, Brustad Fet në mesfushë, dhe në sulm, Solbakken, Botheim dhe Vetlesen.

Image
Artikuj të ngjashëm