Ishte 5 gushti i vitit 2021 kur skuadra tashmë e njohur norvegjeze, Bodo/Glimt, luajti në “Fadil Vokrri”. Në praninë e vetëm 2912 shikuesve, Bodo/Glimti pësoi 2:1 nga Prishtina. Ishte ndeshja e parë e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Otto John e shënoi golin e parë për Prishtinën në minutën e 44-t, për të barazuar rezultatin në 1:1. Ndërkohë fitorja e Prishtinës u arrit me autogolin e Marius Lode në minutën e 82-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë skuadra norvegjeze fitoi 2:0 më 12 gusht në stadiumin tashmë të njohur “Aspmyra” në Bodo, për të avancuar tutje. Kishte arritur deri në çerekfinale të Ligës së Konferencës atë edicion. Madje në fazën grupore kishte shënuar fitore 6:1 ndaj Romës së Jose Mourinhos. Në çerekfinale e kishte eliminuar pikërisht Roma.
Prej atëherë Bodo/Glimti ka pasur rritje të pabesueshme. Dhe tani do të luajë me Manchester Cityn apo Sportingun në një të tetën e finales në Champions, pasi e eliminoi Interin.