Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Flick ka besimin e Federatës pavarësisht rezultateve

Hansi Flick

Shkarkimi i përzgjedhësit të Gjermanisë, Hansi Flick, nuk është çështje diskutimi pavarësisht se përfaqësuesja nuk ka shënuar fitore në ndeshjet e fundit, ka theksuar të dielën drejtori sportiv i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Rudi Voeller.

Gjermania humbi 1:0 nga Polonia në miqësore të premten dhe ishte ndeshja e tretë rresht pa fitore. Eksperimentet me skuadrën nga Flick po vazhdojnë ende, pasi Gjermania e ka të sigurt paraqitjen në Evropian vitin tjetër, si nikoqire.

Tifozë e njohës të futbollit kanë ngritur si çështje shkarkimin e tij.

“Hansi Flick do të mbetet përzgjedhësi jonë”, ka thënë Voeller para ndeshjes së tretë miqësore të këtij muaji. Gjermania të martën luan kundër Kolumbisë.

“Pajtohemi të gjithë se Hansi është trajneri i duhur me të cilin do të paraqitemi në Kampionatin Evropian”, theksoi ai.

Edhe Gjermania shkarkon seleksionuesin Flick Sport Gjermania shkarkon seleksionuesin Flick

Flick ka fituar Ligën e Kampionëve me Bayern Munichun para se ta merrte drejtimin e Gjermanisë në vitin 2021, në vend të Joachim Loewit, pas kampanjës së dobët në Evropianin e fundit.

Flick nisi me seri prej tetë fitoreve në krye të Gjermanisë. Por ai fitoi vetëm katër ndeshje nga 15 të fundit, kundër Italisë, Omanit, Kosta Rikës dhe Perusë.