Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjermania shkarkon seleksionuesin Flick

Hansi Flick

Hansi Flick është shkarkuar nga posti i seleksionuesit të Përfaqësueses së Gjermanisë në futboll.

Federata e Futbollit të Gjermanisë ka vendosur ta shkarkojë Flickun të dielën, pasi Gjermania u turpërua duke pësuar 4:1 në miqësore nga Japonia të shtunën.

“Ishim të pajtimit, se Përfaqësuesja A pas rezultateve zhgënjyese së fundit, duhet ta ketë një impuls të ri. Ne kemi nevojë për një frymë optimizmi dhe besimi, duke marrë parasysh se Evropiani mbahet në vendin tonë. Për mua, personalisht ishte një nga vendimet më të vështira”, ka thënë Bernd Neuendorf, president i Federatës së Futbollit të Gjermanisë.

Artikuj të ngjashëm