Sport

Flick dëshiron të mbesë në krye të Gjermanisë

Hansi Flick

Pavarësisht eliminimit shumë herët nga Kupa e Botës në Katar, përzgjedhësi i Gjermanisë, Hansi Flick, ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes.

Ai ka thënë se nuk ka arsye pse të mos vazhdojë të jetë në krye të skuadrës.

“Të gjithë që më njohin mua e dinë se problemin do ta zgjidhim shpejtë. Por ky nuk është momenti për të folur për ‘Euro 2024’. Nuk është puna vetëm që t’i shtyjmë punët në drejtimin e duhur”, ka thënë Flick për mediumin “ARD” pas ndeshjes.

Megjithatë, Flick ka mbetur shumë i dëshpëruar pas eliminimit të hershëm të Gjermanisë.

“Stafi i trajnerëve dhe unë kemi bërë punë të mirë. E kemi përgatitur mirë skuadrën, por kjo nuk qe e mjaftueshme”, është shprehur Flick.