Gjëja e vetme pozitive që Gjermania ndoshta mund ta nxjerrë nga kriza e thelluar e përfaqësueses së saj është se Kampionati Evropian 2024 është ende një vit larg.
Edhe nëse pak e besojnë më, trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, këmbëngul se është koha e mjaftueshme për të ndryshuar gjërat përpara se të organizohet turneu. Flick u përpoq të justifikonte bindjen e tij të mërkurën pas paraqitjes së fundit zhgënjyese - një humbje 2:0 ndaj Kolumbisë që pa skuadrën e tij të vërshëllehej në pjesën e parë dhe përsëri në fund të ndeshjes.
“Me rezultatet, çfarë mund të them?”, Tha Flick. “Argumentet nuk janë në anën tonë”.
Disa tifozë madje mbanin pankarta me shkrimin “Flick our”, duke treguar se kush besojnë se meriton të fajësohet për rënien gjithnjë e më të madhe të Gjermanisë. Flick kishte thënë para fillimit të ndeshjes se ishte e domosdoshme të fitohej kundër Kolumbisë pas humbjes 1:0 në Poloni dhe barazimit 3:3 me Ukrainën javën e kaluar.
“Ne kemi nevojë për rezultate të suksesshme për të ndërmarrë hapat e ardhshëm, përndryshe do të jetë e vështirë”, pranoi Flick.
Edhe
Te Gjermania rritet optimizmi për kthim te sukseset e mëdha
Megjithatë, kjo po rezulton e vështirë për ekipin e Flickut. Gjermania është kualifikuar si mikpritëse e “Euro 2024”, që do të thotë se nuk do të luajë ndonjë ndeshje zyrtare përpara turneut. Ndërsa, varet nga miqësoret për të ndërtuar besimin, por rezultatet jo të mira po japin efektin e kundërt. Pa përmendur emra, drejtori sportiv i Gjermanisë, Rudi Voeller, vuri në dyshim cilësinë e lojtarëve dhe sugjeroi që disa do të hiqen para turneut të vitit të ardhshëm.
“Ka pasur disa të përfshirë në këtë grumbullim, të cilët nuk do t'i shohim më në shtator”, zbuloi Voeller, duke iu referuar miqësoreve të radhës të Gjermanisë kundër Japonisë dhe Francës. “Të gjithë u përfshinë, kjo nuk do diskutim. Por në fund duhet të thuash se është pa dyshim një çështje cilësie”.
Gjermanisë nuk i mungojnë lojtarët e mirë. Jamal Musiala dhe Florian Wirtz janë dy nga lojtarët e rinj më të mirë në Evropë, Antonio Ruediger luan për Real Madridin, İlkay Guendogan sapo ndihmoi Manchester Cityn të fitonte Ligën e Kampionëve për herë të parë dhe Joshua Kimmich, Leon Goretzka dhe Leroy Sane janë mësuar të gjithë duke luajtur në nivelin më të lartë për Bayern Munichun. Por mbrojtësi i Milanit, Malick Thiaë ishte i vetmi lojtar i Gjermanisë që tregoi paraqitje të mira këtë javë pasi bëri debutimin e tij kundër Polonisë dhe mbajti vendin e titullarit ndaj Kolumbisë. Problemet e Gjermanisë i paraprijnë Flickut, duke u kthyer në kohën kur ekipi u eliminua në fazën e grupeve të Botërorit 2018 si kampione në fuqi nën drejtimin e Joachim Loewit. Një tjetër dështim pasoi në vitin 2021 në turneun e shtyrë të “Euro 2020” përpara se Flick të merrte drejtimin e Gjermanisë. Flick ishte asistent i Loewit nga vitit 2006 deri në vitin 2014 dhe më pas fitoi çdo trofe që mund të fitonte si trajner i Bayernit në vitin 2020 dhe 2021. Ai supozohej të mbikëqyrte ndryshimin e dështuar të Loewit dhe ta kthente ekipin gjerman përsëri në një makineri të pamëshirshme shënimi. Por Gjermania dështoi sërish në fazën e grupeve në Kupën e Botës të vitit të kaluar. Nga 11 ndeshje këtë edicion, Gjermania ka fituar vetëm tri - një fitore ndaj Kosta Rikës në Kupën e Botës dhe dy fitore në miqësoret me Perunë e Omanin.
Gjermania, katër herë kampione e Kupës së Botës, dikur ishte një rival i frikshëm. Tani besimi i lojtarëve është pa dyshim në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave.
“Është dramatike”, tha Goretzka pas fitores së parë të Kolumbisë ndaj Gjermanisë. “Nuk mund të thuash se shpirti nuk ishte aty. Ne donim të linim gjithçka në fushë. Të gjithë duam të kthehemi te fitoret”.
Edhe
Humbja nga Austria mbyll një vit zhgënjyes për Gjermaninë para organizimit të “Euro 2024”
Ndryshimet e Flickut nuk kanë ndihmuar. Ai bëri nëntë ndryshime për duelin me Poloninë nga formacioni fillestar kundër Ukrainës, më pas pesë ndryshime i bëri kundër Kolumbisë. Asnjë nga ndryshimet e Flick nuk rezultoi në ndonjë përmirësim dhe të gjitha ndryshimet e tij japin përshtypjen se ai ende nuk është i sigurt për formacionin e tij më të mirë. Guendogan aludoi se rezultatet e dobëta ndikojnë në besim dhe iu referua gjithashtu akuzës së Voellerit për mungesë cilësie.
“Nëse nuk mund të arrini potencialin tuaj të lartë të supozuar për një periudhë më të gjatë kohore, atëherë mendoj se është normale që çështja e cilësisë të ngrihet në një moment. Ne duhet të përballemi me këtë”, tha Guendogan. “Megjithatë, ne jemi këtu për të përfaqësuar Gjermaninë në mënyrën më të mirë të mundshme edhe pse asgjë nuk ka funksionuar në ndeshjet e fundit”.