Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nagelsmann emërohet përzgjedhës i Gjermanisë

Përzgjedhës i ri i Gjermanisë do të jetë Julian Nagelsmann, i cili është zyrtarizuar të premten.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në korrik të vitit 2024.

36-vjeçari erdhi në këtë post si zëvendësues i Hansi Flickut, që u shkarkua pas rezultateve të dobëta. Vendimtar në shkarkimin e tij ishte disfata 4:1 nga Japonia në miqësoren e zhvilluar më herët gjatë këtij muaji.

Nagelsmann tash e disa muaj ka qenë i papunë pasi u shkarkua nga Bayern Munichu në muajin mars, në më pak se dy vjet në krye të bavarezëve.

Gjermania do të jetë nikoqire e Evropianit të vitit të ardhshëm, që nis më 14 qershor dhe mbaron më 14 korrik.

Edhe Nagelsmann rinovon kontratën me Gjermaninë Futboll Nagelsmann rinovon kontratën me Gjermaninë

“E kemi Kampionatin Evropian në shtetin tonë. Kjo është diçka e veçantë – diçka që ndodh shumë rrallë”, është shprehur Nagelsmann pas emërimit si selektor i Gjermanisë.

Ndeshja e tij e parë do të jetë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 14 tetor, para se të përballet me Meksikën tri ditë më vonë.