Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitorja e Milanit ndaj Juves mund ta ndryshojë të ardhmen e Donnarummës

E ardhmja e Gianluigi Donnarummas mbetet në ajër, por fitorja e Milanit ndaj Juventusit mund të përcaktojë qëndrimin e portierit në klubin kuqezi.

Kontrata e 22-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe Juventusi thuhet se është i interesuar ta marrë si lojtar të lirë. Megjithatë, portieri Donnarumma dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasi ai kurrë nuk ka luajtur në garën elitare të Evropës deri më tani në karrierën e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Donnarumma ua kishte bërë me dije drejtuesve të Milanit se do të qëndronte vetëm nëse do të arrinte të paraqitej në Champions dhe këtë mundësi e ka sezonin e ardhshëm, pasi Milani është në zonën që siguron paraqitjen në Ligën e Kampionëve.

Milani së bashku me Atalantan kanë nga 72 pikë, kurse Juventusi është një pikë larg Napolit që mban vendin e katërt. Nëse “Rossonerët” fitojnë dy ndeshjet e ardhshme, atë kundër Torinos dhe Cagliarit, mund të kualifikohen në Champions për herë të parë që prej vitit 2013.