Skuadra e Juventusit po synon transferimin e portierit Gianluigi Donnarumma në fund të këtij sezoni. Italiani 23-vjeçar pritet të largohet nga Paris Saint-Germaini në verë pas kritikave të shumta që i ka marrë për paraqitjen e dobët në eliminimin e parisienëve nga Liga e Kampionëve.
Te Juventusi po përgatitin ofertën për të siguruar shërbimet e Donnarummas, i cili ka kontratë me PSG-në deri në verën e vitit 2024. Donnarumma është i gatshëm të pranojë edhe ulje të pagës vetëm të largohet nga ekipi francez për t’u kthyer në Serie A. Aktualisht, ai ka pagë vjetore prej tetë milionë eurosh.
Donnrumma iu bashkua PSG-së para fillimit të këtij edicioni si lojtar i lirë.
Artikuj të ngjashëm