Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi vazhdon interesimin për Donnarumman

Juventusi nuk ka hequr dorë nga portieri i Milanit, Ginluigi Donnarumma. Mediat italiane kanë raportuar të shtunën se drejtuesit e klubit nga Torino, janë duke e monitoruar situatën e Donnarummas te Milani.

Portieri italian nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës e cila i skadon në fund të këtij sezoni.

22-vjeçari është i pakënaqur me pagën e ofruar nga klubi dhe për ta vazhduar kontratën ka kërkuar pagë rreth 10 milionë euro në sezon. Pagën e kërkuar portierit italian është i gatshëm t’ia plotësojë skuadra e Juventusit, që po synon ta bind Donnarumman të transferohet në Torino.