Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Parisi do ta shesë Donnarumman

Gianluigi Donnarumma

Edicioni aktual mund të jetë i fundit për portierin Gianluigi Donnaruma te skuadra e Paris Saint-Germainit.

“L’Equipe” ka shkruar të premten se te Parisi nuk janë të kënaqur me paraqitjet e italianit, të cilin pritet ta nxjerrin në shitje në fund të sezonit.

Për kartonin e Donnarummas, Parisi do të kërkojë rreth 50 milionë euro. 23-vjeçari ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2026, ndërsa iu bashkua vitin e shkuar si lojtar i lirë.

Këtë edicion Donnarumma ka regjistruar 16 paraqitje për Parisin, ekip që po pret ofertat për shitjen e tij.

Skuadra e Juventusit tashmë ka shfaqur interesim për Donnarumman, të cilin e sheh si përforcim të madh prej sezonit të ardhshëm.

Donnarumma te Juventusi do ta zëvendësonte polakun Wojciech Szczesny që pritet t’i bashkohet Newcastle Unitedit.