Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Donnarumma rikthehet në Serie A

Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma, pritet të largohet në verë nga Paris Saint-Germaini për t’u kthyer në Serie A. “Tuttosport” ka shkruar të martën se gjasat janë të mëdha që Donnarumma t’i bashkohet skuadrës së Juventusit.

Mësohet se drejtuesit e Juventusit tashmë po bëjnë gati ofertën për Donnarumman, i cili këtë edicion është kritikuar për paraqitjet e tij te Parisi dhe klubi francez është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat për të.

24-vjeçari ka kontratë me Parisin deri në vitin 2026, klub që po kërkon të paktën 50 milionë euro për kartonin e tij.

Te Juventusi, Donnarumma po shihet si zëvendësim ideal për Wojciech Szczesyn, i cili pritet të largohet në verë nga ekipi.

Artikuj të ngjashëm