Portieri Gianluigi Donnarumma mund të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të sezonit aktual. “FootMercato” ka shkruar të mërkurën se klubi francez është i gatshëm ta lë të lirë gardianin italian në verë, nëse merr një ofertë prej 40 milionë eurosh.
Te Parisi nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Donnarummas dhe për këtë arsye kanë vendosur ta nxjerrin në shitje. 24-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2026, ndërsa është pjesë e këtij ekipi prej vitit 2021 kur iu bashkua si lojtar i lirë. Interesim për shërbimet e Donnarummas, thuhet se ka shfaqur skuadra e Juventusit. Ai në Itali ka qenë pjesë e Milanit.