Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja ofron Donnarumman për Szczesnyn

Paris Saint-Germaini i ka bërë ofertë zyrtare skuadrës së Juventusit për portierin Wojciech Szczesny, raporton “L’Equipe” të hënën.

Në fakt, Parisi i ka propozuar ekipit italian shkëmbimin e portierëve për shkak se nuk është aspak i kënaqur me Gianluigi Donnarumman.

Kështu që, ekipi francez ka ofruar kartonin e Donnarummas për polakun Szczesny, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Luis Enrique.

Mësohet se klubet janë në bisedime dhe marrëveshja mund të zyrtarizohet muajin tjetër, me portierët që do të shkëmbejnë skuadrat në afatin kalimtar të janarit. Szczesny ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025, ndërsa Donnarumma është i lidhur me klubin nga Franca deri në vitin 2026.