Finlanda ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen kundër San Marinos të hënën mbrëma. Në ndeshjen e luajtur në Helsinki, Finlanda shënoi fitore 6:0.
Në këtë ndeshje kualifikuese për “Euro 2024” gjyqtar kryesor ishte Genc Nuza.
Nuza u asistua nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt ishte Visar Kastrati.
Është hera e parë që gjyqtarë nga Kosova drejtojnë një ndeshje kualifikuese për Evropian.
Nga katër ndeshje të zhvilluara në Grupin H kualifikues për Evropianin e vitit të ardhshëm, Finlanda ka fituar nëntë pikë. San Marino është e fundit pa pikë.