Futboll

Finlanda e nis me fitore Evropianin në Zvicër

Finlanda

Futbollistet e Finlandës e kanë nisur me fitore Kampionatin Evropian, që ka nisur të mërkurën në Zvicër. 

inlanda mposhti Islandën me rezultat minimal, 1:0, në ndeshjen që i takoi Grupit A.

Ndeshja e parë e Evropianit u zhvillua në Thun.

Katariina Kosola shënoi golin e fitores. Ajo golin e realizoi në minutën e 70-të.

Ndeshjen e dytë, Finlanda e ka kundër Norvegjisë, kurse Islanda luan ndaj nikoqires së Evropianit, Zvicrës.

Ndeshjet e dyta luhen më 6 korrik.