Futboll

Norvegjia kualifikohet në çerekfinale të Evropianit

Norvegjia

Foto: Associated Press

Me fitoren 2:1 ndaj Finlandës, futbollistet e Norvegjisë kanë siguruar kalimin në çerekfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Zvicër. Ndeshja Norvegji – Finlandë u zhvillua të dielën në Sion dhe i takoi grupit A.

Norvegjia ka dy fitore, kurse Finlanda një.

Për finlandezet ndeshja nisi keq. Eva Nystroem shënoi autogol në minutën e tretë. Por në minutën e 32-të Finlanda barazoi rezultatin. Golin për 1:1 e shënoi Oona Sevenius, kurse gjashtë minuta para fundit të ndeshjes, norvegjezet shënuan golin e fitores. Caroline Graham Hansen ia siguroi fitoren dhe kalimin në çerekfinale përfaqësueses norvegjeze.

Ndeshjen e fundit norvegjezet e kanë të enjten ndaj Islandës. Finlanda luan kundër Zvicrës po ashtu të enjten. Kalimin në çerekfinale e siguron edhe vendi i dytë.