Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gjermania me fitore të thellë ndaj Finlandës

Gjermania - Undav

Foto: Associated Press

Gjermania ka fituar thellë 4:0 ndaj Finlandës, në ndeshjen miqësore të zhvilluar të dielën mbrëma në Mainz. 

Deniz Undav (34’, 57’), Florian Wirtz (48’) dhe Jamal Musiala (63’) realizuan golat për Gjermaninë. 

Gjermania gjendet në Grupin E të Botërorit 2026. 

Ndeshjen e parë e luan më 14 qershor kundër Curaçaos, ndërsa në gurp i ka edhe Bregun e Fildishtë e Ekuadorin.