Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjyqtari Nuza ndan drejtësinë në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2024”

Gjyqtari nga Kosova, Genc Nuza do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen që Finlanda e luan kundër San Marinos në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Nuza ka njoftuar të premten se kjo është hera e parë në histori të futbollit të Kosovës që një gjyqtarit kosovar i besohet një ndeshje e nivelit të tillë.

Nuza do të jetë gjyqtari krytesor në këtë ndeshje, ndërsa do të ndihmohet nga Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, të cilët janë asistentët e tij.

Dueli mes Finlandës dhe San Marinos, zhvillohet të hënën në stadiumin olimpik të Helsnikit dhe nis në orën 18:00. Kjo ndeshje i takon Grupit H kualifikues.