Gjyqtarëve nga Kosova i është besuar ndarja e drejtësisë në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.
Genc Nuza, do të jetë gjyqtarë kryesor në duelin Ludogorets – Spartak Trnava, ndërsa do të asistohet nga Bujar Selimaj e Fatlum Berisha, ka njoftuar Federata e Futbolli të Kosovës (FFK), të hënën.
Kjo ndeshje do të luhet të enjten në Razgrad të Bullgarisë prej orës 18:45 dhe i takon Grupit H të Ligës së Konferencës.
Gjyqtarë i katërt i këtij takimi do të jetë Erdall Zasella, ndërsa në dhomën e VAR-it, do të jenë arbitra nga Zvicra.
Artikuj të ngjashëm