Gjyqtarët kosovarë edhe këtë mesjavë do të jenë të angazhuar në garat evropiane, ka njoftuar FFK-ja të hënën.
UEFA i ka besuar gjyqtarit Genc Nuza të ndajë drejtësinë në një ndeshje të rëndësishme të raundit kualifikues të Ligës së Konferencës. Bëhet fjalë për duelin e kthimit ndërmjet Luzernit të Zvicrës dhe Djurgardenit të Suedisë.
Kjo përballje do të zhvillohet të enjten prej orës 20:45 në stadiumin “Luzern Arena”.
Skuadra e Luzernit ka fituar ndeshjen e parë të luajtur javën e shkuar në Suedi, me rezultatin e ngushtë 2:1.
Në këtë ndeshje, asistentë të Nuzës, do të jenë Bujar Selimaj e Arbnor Bullatovci. Ndërsa, gjyqtari i katërt, do të jetë Burim Jahmurataj.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjyqtarëve nga Kosova u besohet ndeshja e Ligës së Konferencës
-
Test i vështirë për Dukagjinin në Ligën e Konferencës
-
Nuzës i besohet drejtimi i ndeshjes në Ligën e Konferencës
-
Arbitrat kosovarë vazhdojnë të prezantohen në nivel më të lartë se klubet
-
Arbitrat kosovarë delegohen për Ligën e Konferencës