Finlanda e ka fituar me rezultat 2:1 ndeshjen kundër Polonisë të martën mbrëma në Helsinki. Me fitore, Finlanda është bërë lidere e grupit me shtatë pikë. Por ka një ndeshje më shumë se Polonia që ka gjashtë pikë dhe dy ndeshje më shumë se Holanda që po ashtu ka gjashtë pikë. Lituania është e katërta me dy pikë nga tri ndeshje. Malta e fundit me një pikë nga katër ndeshje.
Megjithatë, fitorja ndaj polakëve vlerësohet e madhe për finlandezët.
Joel Pohjanpalo në minutën e 31-të shënoi golin e parë për Finlandën. Ai realizoi nga penallti, ndërsa për 2:0 shënoi Benjamin Kallman në minutën e 64-t. Jakub Kiëior në minutën e 69-të shënoi golin e vetëm për Poloninë.
Pak minuta pas golit të polakëve, ndeshja u ndërpre. Një tifoz kishte nevojë për ndihmë mjekësore.
Ndërpritet ndeshja Finlandë – Poloni
Ndeshja ndërmjet Finlandës dhe Polonisë është ndërprerë në minutën e 70-të.
Raportohet se një tifoz i pranishëm në stadium ka nevojë për ndihmë mjekësore.
Rezultati është 2:1 në të mirë të Finlandës, ndërsa pritet të rifillojë pasi tifozit t’i jepet ndihma mjekësore.