Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore bindëse e Donjeta Sadikut

Boksierja Donjeta Sadiku e ka fituar bindshëm, 5:0, meçin e parë në turneun e parë botëror kualifikues për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Donjeta boksoi të martën në mesditë në kategorinë deri 60 kilogramë. E mposhti britaniken Shona Whitwell.

“Donjeta në tri raundet boksoi për mrekulli dhe dominoi në ring gjatë tërë kohës, duke i dhënë kundërshtares goditje të forta dhe precize. Trajnerja Marjola Sallauka është e kënaqur me boksin që tregoi Donjeta Sadiku”, ka shkruar Federata e Boksit e Kosovës.

Donjetës i duhen edhe disa fitore për të siguruar normën olimpike. Në kategorinë deri 60 kilogramë, në turneun në Busto Arsizio të Italisë ndahen tri norma. Në turneun në Itali, Kosovën e prezantojnë edhe dy boksierë. Bashkim Bajoku tashmë është eliminuar, ndërsa Shpëtim Bajoku nuk ka garuar ende.