Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Donjeta Sadiku fiton luftën e parë në Lojërat Evropiane

Boksierja Donjeta Sadiku e ka kaluar me sukses pengesën e parë në Lojërat Evropiane që po mbahen në Poloni.

Në xhiron e parë të kategorisë deri 60 kilogramë, Sadiku e ka mposhtur boksieren britanike, Shona Whitwell.

Pas tri raundeve, Sadiku u shpall fituese me vendimin e gjyqtarëve për të avancuar në xhiron tjetër.
 

Sadiku me këtë fitore, po ashtu, i është hakmarrë britanikes për disfatën që ia pati shkaktuar në turneun “Ballkan” në Sofje të Bullgarisë vitin e shkuar.

Sadiku, gjithashtu, është shpresa më e madhe e boksit për medalje në edicionin e tretë të Lojërave Evropiane.