Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Donjeta Sadiku dy fitore larg normës olimpike

Boksierja Donjeta Sadiku është kualifikuar në çerekfinale të turneut kualifikues për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Turneu po mbahet në Busto Arsizio të Italisë.

Sadiku të mërkurën në kategorinë deri 60 kilogramë shënoi fitore ndaj boksieres greke Christina Linardatou. Për të siguruar normë olimpike, Sadikut i duhen edhe dy fitore. Donjeta të martën e mposhti britaniken Shona Whitwell.

Turneu në Busto Arsizio ndahet tri norma. Në turneun në Itali, Kosovën e prezantojnë edhe dy boksierë. Bashkim Bajoku tashmë i eliminuar, ndërsa Shpëtim Bajoku nuk ka garuar ende.

Artikuj të ngjashëm