Boksierja Donjeta Sadiku ka shënuar një tjetër fitore 5:0 në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Boksierja e kategorisë deri 60 kilogramë mposhti të enjten Maria Felicitas Ganglbauer, në turneun që po mbahet në Busto Arsizio të Italisë.
Tani është një fitore larg për të siguruar një biletë për Lojërat Olimpike, që këtë vit mbahen në Paris.
Me rezultat 5:0 të mërkurën e mposhti edhe boksieren nga Greqia, Christina Linardatou dhe britaniken Shona WhitWell në meçin e parë të turneut kualifikues.
