Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FFK-ja nuk ia vazhdon kontratën Afërdita Fazlijës, ndërpren bashkëpunimin me gjermanin Nees

Federata e Futbollit e Kosovës nuk do ta vazhdojë bashkëpunimin me përzgjedhësen e Përfaqësueses së Kosovës në konkurrencën e fermave, Afërdita Fazlija, ndërsa e ka ndërprerë bashkëpunimin me përzgjedhësin gjerman të Përfaqësueses U21, Michael Nees.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën gjatë ditës në sajtin zyrtar të FFK-së.

Aty shkruhet se vendimi është marrë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

“Komiteti Ekzekutiv analizoi edhe punën e Shtabeve teknike të Kombëtareve si Kombëtares “A” të femrave, U21, U19, U17, U15 dhe U17 e U19 e femrave. Në këtë drejtim KE mori vendim që përzgjedhëses së Kombëtares “A” të femrave dhe gjithë Shtabit teknik të mos i vazhdohet kontrata-bashkëpunimi”, duhet ndër të tjera në njoftimin e FFK-së.

FFK-ja megjithatë ka shkruar se do t’i ndërpresë kontratën përzgjedhësit Michael Nees dhe shtabit teknik të Kombëtares U21, ndërsa ka sqaruar se edhe kontratës si drejtor teknik i ka skaduar afati.

Por, në njoftim nuk është përmendur fare emri i përzgjedhëses Fazlijajt.

Komiteti Ekzekutiv për momentin e ka caktuar si Koordinator të këtyre kombëtareve, Albert Bunjakun, ish-përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Edhe FFK-ja ndan rrugët me katër përzgjedhës Sport FFK-ja ndan rrugët me katër përzgjedhës

Është thënë po ashtu se përzgjedhësi i ri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll do të dihet shumë shpejtë dhe në kohë të duhur.

Ndërkohë, është dhënë drita e gjelbër për nisjen e stinorit pranveror në Kosovë, teksa po shikohet mundësia për implementimin e VAR-it edhe në ndeshjet e Ligës së Parë.

Synohet ofrimi i kushteve sipas standardeve në organizmin e rrethit elitë për grupmoshën U17 në konkurrencën e fermave.